Si ta parandaloni grisjen e getave

Soft

Në dimër, më shumë sesa kurdo, përdoren geta. Sidomos nëse ju pëlqejnë fustanet ose jeni në një farë mënyre të detyruara t’i vishni.

Po a e keni menduar ndonjëherë sa palë ndërroni për shkak të vrimave të padëshiruara që krijohen sapo materiali i tyre i hollë ngec diku? Nuk është vetëm shqetësimi për të zgjidhur situatën e pakëndshme, por edhe detyrimi për të blerë sërish një palë të tjera.

Por ka një mënyrë që i forcon shumë getat. Vendosni ato në ujë kur i nxirrni nga ambalazhi dhe pastaj vendosini në ngrirje. Do dalin nga kjo provë e vështirë edhe më rezistente.

ME TE LEXUARAT