Shqiptarit i marrin jetën në mes të Athinës, dyshohet për larje hesapesh

Aktualitet

Një shtetas, për të cilin autoritetet thonë se është shqiptar, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Kritis” pranë sheshit Omonia në kryeqytetin grek, Athinë.

Sipas dëshmitarëve okularë, viktima ndodhej në nëj automjet, ndërsa u qëllua nga dy persona që ishin me motoçikletë dhe mbanin kaska në kokë.

Viktima ishte qëlluar me breshëri automatiku, duke marrë plumba në kokë e në gjoks dhe nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia mbërriti në vendngjarje brenda disa minutash dhe paraprakisht ka raportuar se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rruga “Kritis” njihet si nëj nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek, ndërsa policia e Athinës nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin dhe moshën e viktimës së mbrëmjes së sotme.

ME TE LEXUARAT