Shkencëtarët: Ja si do duken njerëzit pas 1 milionë vjetësh

Soft

A do të jenë pasardhësit tanë sajborgë (njerëz gjysmë robot) me makineri të teknologjisë së fundit të vendosura në trup, me gjymtyrë që rriten sërish dhe kamera në vend të syve si ndonjë personazh i dalë nga filmat fantastiko shkencorë?

A do të ndryshojnë njerëzit në qenie hibride gjysmë biologjik dhe gjysmë artificial?


Apo do të bëhemi më të gjatë ose më të shkurtër, më të hollë ose më të trashë, ose madje edhe me karakteristika të reja të fytyrës dhe të ngjyrës së trupit?

Sigurisht, ne nuk e dimë këtë, por për të analizuar këtë pyetje, le të shkojmë prapa në kohë, rreth një milion vite më parë, që të shohim se si dukeshin njerëzit atëherë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si fillim, Homo sapiensi nuk ekzistonte.

Një milionë vite më parë, me shumë mundësi kishte disa lloje njerëzish, përfshirë edhe Homo heidelbergensis, i cili kishte ngjashmëri me Homo erektus dhe njerëzit modern, por një anatomi më primitive se sa neandertali.

Por në historinë më të hershme, gjatë 10 000 viteve të fundit, ka pasur ndryshime të konsiderueshme me të cilat njerëzit duhej të përshtateshin. Të jetuarit me bujqësi dhe ushqimi me bollëk ka sjell probleme shëndetësore që jemi detyruar të përdorim shkencën për t’i zgjidhur, si për shembull trajtimi i diabetit me insulinë. Në aspektin e pamjes, njerëzit janë bërë më të shëndoshë dhe në disa zona më të gjatë.

“Ndoshta, do të evoluojmë duke u bërë më të vegjël që trupi jonë të ketë nevojë për më pak energji”, sugjeron, Thomas Mailund, profesor i asociuar në bioinformatikë në universitetin “Aarhus”, në Danimarkë.

“Kjo do të ishte e dobishme në një planet shumë të populluar”, thekson ai.

Në një planet të mbushur plot me njerëz, mbajtja mend e emrave të njerëzve do të ishte një element shumë i rëndësishëm. Në këtë aspekt hyn në lojë teknologjia.

“Një pajisje në tru do të na mundësonte që të kujtonim emrat e njerëzve. Kjo duket si fantazi. Por në fakt jemi në gjendje që ta bëjmë këtë. Aktualisht mund të vendosim një pajisje në tru, por ende nuk dimë si ta lidhim atë që të jetë e dobishme. Jemi duke iu afruar, por për momentin është vetëm eksperimentale”, thotë Thomas.

Të gjithë kemi dëgjuar për foshnje të parapërcaktuara. Shkencëtarët e kanë që tani teknologjinë për të ndryshuar gjenet e një embrioni, pavarësisht kritikave të shumta dhe për momentin askush nuk është i sigurt për atë që do të ndodhë më pas. Por në të ardhmen, Mailund sugjeron se mund të konsiderohet si jo etike që disa gjene të mos i ndryshojnë. Me këtë, mund të kemi në dorë pamjen e një foshnje, pra ndoshta njerëzit do të duken ashtu siç dëshirojnë prindërit e tyre.

Me përparimet në fushën e gjenetikës, shkencëtarët po kuptojnë gjithnjë e më mirë ndryshimet gjenetike dhe si ndodhin këto në popullsinë njerëzore.

Normalisht që nuk mund të parashikohet me saktësi se si do të ndryshojnë variacionet gjenetike, por shkencëtarët e sektorit të bioinformatikës po analizojnë trendet demografike për të na dhënë një ide.

Hodgson, parashikon se “njerëzit e zonave urbane dhe rurale do të dallojnë shumë me njëri-tjetrin. Migracioni nga zonat rurale drejt qyteteve bën që të rritet diversiteti gjenetik në qytete dhe të bier në zonat rurale”.

Për më tepër disa grupe riprodhohen më shumë dhe disa më pak. Popullsitë në Afrikë, për shembull, por zgjerohen me shpejtësi kështu që këto gjene po rriten me një frekuencë të lartë në nivel global. Ndërsa zonat ku ngjyra e lëkurës është me e çelët por riprodhohen më me ngadalë. Për pasojë ngjyra e lëkurës nga një perspektivë globale do të bëhet më e errët.

“Pres që mesatarja e personave disa gjenerata më vonë do të kenë ngjyrë të lëkurës më të errët nga tani”, thotë Hodgson.

Po në hapësirë? Nëse njerëzit arrijnë të kolonizojnë Marsin, si do të evoluojmë? Me gravitet më të ulët, muskujt e trupit tonë mund të ndryshojnë strukturën. Ndoshta do të kemi duar dhe këmbë të gjata.

Madje në një klimë të ftohtë, të ngjashme me epokën e akullnajave, mund të bëhemi më të vegjël, me trupin të mbuluar nga qime izoluese, njësoj si paraardhësit tanë të neandertalit.

“Ne nuk e dimë, por, sigurisht, variacioni gjenetik i njeriut por rritet. Kudo në botë, çdo vit, ka gati dy ndryshime të reja për secilin prej 3,5 miliardë çiftet kromozomike të gjenomit të njeriut”, thotë Hodgson.

Kjo është e jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi është gati e pamundur që pas një milion vitesh do të dukemi po njësoj.

ME TE LEXUARAT