Shkëlzen Berisha sulmon Ramën, pas procedimit të Tupes

Politikë

Procedimi penal i profesorit Edmond Tupe, se u bë pjesë e protestës së studentëve, ka sjellë reagime të mëdha. E mes këtyre reagimeve vjen edhe ai i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se Rama ndjek penalisht Tupen, dhe askënd për vjedhjen e 30 milionë eurove si në rastin e skandalit me kompaninë DH Albania, e cila akuzohet se ka fituar tenderin prej 18 mln euro me firmë të falsifikuar për Unazën dhe 11 mln euro nga OST.

Rama ndjek penalisht profesor Tupen për protestën por askënd për vjedhjen e 30 mln euro”, shkruan Berisha. Ditën e sotme u proceduan penalisht 25 persona, mes tyre Edmond Tupe dhe Robert Aliaj, për faktin se kishin marrë pjesë në një protestë të jashtëligjshme.

ME TE LEXUARAT