Shkarkimet e drejtorëve të konvikteve, reagon Kryeministria

Aktualitet

Pas lajmit të publikuar në media se Rama ka urdhëruar sot shkarkimin e drejtorëve të konvikteve dhe të përfaqësuesve të qeverisë nga bordet e universiteve publike, ka ardhur me nxitim sqarimi nga Kryeministria, e cila sqaron se Rama po pret të hapë dialogun me protestuesit para se të marrë vendime konkr“Kryeministria sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë. Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin.

Fakti që lajmi për shkarkimet rrodhi nga selia e qeverisë lë të mendosh se tentativat dhe joshjet për të ulur me çdo kush studentët në tryezën e bisedimeve nuk po reshtin.

ME TE LEXUARAT