“Rusia ka armën që s’e ka kush në botë”, kë po kërcënon Putin?

Bota

Rusia nuk mund të krahasohet me askënd tjetër në botë për armatimin e ri dhe ai do ta garantojë sigurinë e vendit në deceniet që vijnë.

Të paktën kështu ka deklaruar  kryetari rus Vladimir Putin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur në takimin me krerët ushtarakë në Moskë, Putin në mënyrë të veçantë e ka përmendur raketën hipersonike të quajtur “kinzhal” (kama) dhe fluturaken hipersonike “avangard” duke thënë se këto armë e përforcojnë shumë kapacitetin ushtarak të Rusisë, përcjellin mediet serbe lajmin e agjencisë ruse tas.

“Ministria ruse e Mbrojtjes i mban në nishan aktivitetet ushtarake të NATO – s dhe është e gatshme t’i përgjigjet çdo kërcënimi, ka thënë ministri rus i Mbrojtjes gjenerali Sergei Shojgu, transmeton Koha.net.

Ende nuk janë zbuluar karakteristikat e këtyre armëve dhe nuk dihet nëse për to është folur vetëm për shkaqe propaganduese.

ME TE LEXUARAT