Rritje rrogash 7%? Reagon “Shoqata e Infermierëve”

Kliko per me shume info

Pas miratimit të Buxhetit 2019, ku qeveria parashikon rritje rrogash për infermierët në shifrat 7%, ka reaguar edhe shoqata e infermierëve.

Ata shprehen se kjo është e turpshme, pasi Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti për 2019 se do kishte rritje page në rreth 20% ndërsa pak ditë më parë thotë se do rriten pagat vetëm me 7% ndërsa mësuesit dhe policët me 14%.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë:

E turpshme Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti për 2019 se do kishte rritje page në rreth 20% ndërsa pak ditë më parë thotë se do rriten pagat vetëm me 7% ndërsa mësuesit dhe policët me 14%.

Jo vetëm që mbeten kategoria më e diskriminuar dhe më e pavlerësuar në vend por deri sa të hy në fuqi për zbatim ky ligj do jetë harruar që u premtua rritje pagë për këtë kategori.Mos hesht më…
Kërko të drejtën tënde…

Kërko të vlerësohesh për atë që je dhe atë që bën…
Infermierët meritojnë rritje page si çdo kategori tjetër…
Infermierët meritojnë shpërblim për festat e fundviti…

1 COMMENT

  1. Ikni!!! Me i kerku te mire nga i keqi je ma i keq vete.
    Me habit fakti i certifikimit te spitaleve publike. Nje pavjon i kirurgjise torakale me 18-20 paciente ka ne sherbim per 16 ore rresht vetem dy infermiere, nderkohe qe vetem per 8 ore te turnit te paradites mban gjashte infermiere. Pak a shum keshtu eshte edhe reparti i kardilogjise. Nje sanitare paguhet me shum se nje infermiere, qe ne fakt ne kete spital ben punen qe ben nje mjek ne spitalet gjermane. Ikni ikni ikni, shpetoni veten dhe femijet tuaj. Ketu mjeket nuk i plotsojne vete kartelat por infermieret. Biles as nuk i firmosin kartelatderi sa pacienti te dale nga spitali, sepse po te kete komplikacione eshte mundesi per ti lane pergjegjsine infermieres. Cfare beni akoma ktu??

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.