Rihanna do të shesë shtëpinë e saj për shkaqe sigurie

Kliko per me shume info

Këngëtarja nga Barbadosi me famë botërore, Rihanna ka vendosur ta nxjerrë në shtije shtëpinë e saj në Hollywood për 7.4 milionë dollarë. Sipas mediave amerikane, vendimi i saj ka ardhur nga frika e përndjekjes e pikërisht pas një rasti që i kishte ndodhur para 6 muajve.

Rihanna ishte përndjekur nga një fans i fiksuar pas saj, një 27 vjeçar që quhej Leon. Ai kishte arritur të hynte brenda shtëpisë së saj pa e vërejtur sigurimi dhe e kishte pritur aty për 12 orë.

Kliko per me shume info

Leon është arrestuar nga policia për shkelje të pronës private dhe përndjekje. Ndërkohë, ylli i muzikës R&B ka paralajmëruar album të ri. Dy vitet e fundit ajo i është përkushtuar më shumë linjave të saj personale të produkteve të grimit dhe të brendshmeve e që kanë rezultuar me sukses dhe i kanë sjellur të ardhura të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.