“Rama u përpoq të mashtrojë”, kryeministrja serbe: Humbasim 42 milion euro për shkak të taksës

Kliko per me shume info

Serbia në muaj humb 42 milionë euro për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave që ka importuar Kosova, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për media në Qeverinë e Serbisë, ajo theksoi se nuk e di nëse serbët në Kosovë do të kenë karburant, barna dhe ushqim për shkak të “vendimit iracional të Prishtinës, që është iracional edhe ndaj shqiptarëve”.

Kliko per me shume info

Brnabiç mohoi se Serbia po shkel Marrëveshjen e CEFTA-s, ndërsa duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë se vendosja e doganave është si pasojë e asaj se Serbia ka shkelur këtë marrëveshje.

Ajo i bëri thirrje Prishtinës që të tregojë ankesën të cilën, gjoja, ka dërguar deri te Komiteti i CEFTA-s se Serbia shkel këtë marrëveshje tregtare.

“Nëse nuk ka ankesë, atëherë Rama me vetëdije dhe qëllimisht u përpoq të mashtrojë opinionin në rajon se Serbia shkel marrëveshjen e CEFTA-s”, vlerësoi ajo.

Kryeministrja serbe tha se dje ekipi serb ka patur takimin e parë jozyrtar me përfaqësuesit e UNMIK-ut për shkak të kërkesës që ajo ka parashtruar më 27 nëntor në CEFTA.

“Hapi tjetër është që Serbia të propozojë vendin dhe kohën e takimit që do ta bëjmë 24 orët e ardhshme”, tha ajo.

Duke komentuar paralajmërimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor, Brnabiç shfaqi shpresën se Serbia nuk do ta ketë patjetër të përdorë ushtrinë e saj, por se momentalisht është një nga opsionet në tavolinë “sepse nuk mund të shikojë edhe një spastrim etnik të serbëve”.

“Shpresoj se asnjëherë nuk do të duhet patjetër të përdorim ushtrinë tonë, por edhe kjo në këtë moment është një nga opsionet në tavolinë, sepse nuk mund të shikojmë edhe një spastrim etnik dhe një stuhi të re ndonëse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën thirrje për atë”, deklaroi Brnabiç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.