Rama: Ja pse po bëjmë punën tonë se tani u ngritën këta

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama, po e humb toruan në studion e emisionit “Top Show”, ku ndonëse përballë ka ‘militantë’ të Rilindjes, sërish ai po humb toruan, gjë të cilën e shfaq jo vetëm me xhestikulacion, por edhe me atë që thotë.

Ai u shpreh ndër të tjera, se qeveria po e bën punën e saj, pasi tani u ngritën studentët.

“Ja pse po bëjmë punën tonë se tani u ngritën këta”, – tha Kryeministri, duke harruar se janë votuar për të bërë punën.

Më pas ai u përplas me një prej debatuesve në studio, pasi iu kërkua se pse nuk është bërë ende diçka për Universitetin e Elbasanit, ndonëse ka 6 vite që qeveris vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai u shpreh i nervozuar: “Nuk janë bërë 6 vite akoma. Unë numëroj ditët. Janë 5 e pak”, ndërsa më pas u çua nga karrigia.

“Më fal se u çova, por ndihem më mirë kështu”, – tha Rama duke zhvilluar tashmë një bisedë në këmbë siç e bën kur shpërndan kartat e anëtarësisë socialistëve të rinj.

ME TE LEXUARAT