Rama i quajti ngelësa, por ministrja e tij e ka mesataren 5.9!!!

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si ngelës, studentët që kërkojnë heqjen e tarifave për lëndët e mbartura në provimet përsëritëse.

Teksa protesta e studentëve vazhdon, ministrja Lindita Nikolla, 32 vite më parë, duket se nuk ka qenë një studente ekselente.

Kliko per me shume info

Shijak Tv ka zbuluar një dokument sipas të cilës, Lindita Llesh Gjergji ka pasur një mesatare 5.9 në degët e specialitetit tek Shkencat e Natyrës, ndërsa mesatarja e përgjithshme e saj ishte 6.8, dhe në degët shoqërore 7.2.

Në dokument thuhet se studentja Gjergji ka rezultate të larta në stërvitjet ushtarake. Dekani në atë kohë ishte ish-Presidenti socialist, Rexhep Meidani.

Në dhjetor të vitit 1986, Gjergji ndërpreu studimet duke shpresuar të kalonte në një tjetër degë më komode për të.

Ndërkohë ka reaguar edhe ish-zëvendës ministri i Arsimit Taulant Muka. Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Muka vazhdon të kërkojë të bëhen publike të gjitha diplomat e stafeve pedagogjikë të universiteteve.

‘Ministrja Nikolla ju quan ngelësa, por vetë ka mesataren e gjimnazit 5.8! Prandaj sot është e nevojshme të kërkojme bërjen publike të diplomave- rektor, dekanë, shefa departamenti dhe profesora’, shkruan ish-zv.ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.