Rama del në TV për dialog por studentët në studio janë të FRESH dhe PS, FOTOT
Lajmifundit
/
11 Dhjetor 2018, 23:21
Aktualitet
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një diskutim me studentët në TCH në emisionin e Alban Dudushit megjithatë në të gjithë rrjetin po vlojnë fotot denoncuese.
Duket se studentët me të cilët po bashkëbisedon Rama janë pikërisht anëtarë të PS, punonjës të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të FRESH, dhe jo studentët organizatorë të protestës.
Në foto duket një nga vajzat që pyeti kryeministrin, në një aktivitet të PS ndërsa njëri nga djemtë është fotografuar në një takim me kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.