Rama del bllof sërish, studentët i nxjerrin të palarat në shesh

Aktualitet

Ditën e sotme në media qarkulloi me shpejtësi një lajm se studentët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme nga kryeministri Edi Rama për kërkesat e protestës.  Por si duket ky është një lajm jo i vërtetë dhe i përgaditur me qëllim përcarjen e studentëve.

Këshillat Studentorë kanë reaguar pasditen e sotme në lidhje me disa zëra që thonë se kërkojnë seancë të jashtëzakonshme në Kuvend duke e mohuar plotësisht këtë lajm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Bëjmë me dije çdo student se këto janë tentativa për të na përçarë dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojmë.

8 kërkesat tona janë mëse të qarta, të zeza mbi të bardhë dhe sqarojmë këdo se nuk do të ketë asnjë dialog pa u plotësuar këto 8 pika”- shkruhet në deklaratën zyrtare.

Deklarata e Këshillave Studentorë:

Sot nga media jemi njohur me një fake neës, sikur studentët kërkojnë që Kryeministri të mbledhë Parlamentin në seance të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat tona.

Bëjmë me dije çdo student se këto janë tentativa për të na përçarë dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojmë.

8 kërkesat tona janë mëse të qarta, të zeza mbi të bardhë dhe sqarojmë këdo se nuk do të ketë asnjë dialog pa u plotësuar këto 8 pika.

Në rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojmë se protesta jonë do të përshkallëzohet në rang kombëtar.

Kushdo që kërkon dialog me Edi Ramën nuk përfaqëson interesin e studentëve.

Faleminderit.

ME TE LEXUARAT