Publikohen emrat, ja 28 deputetët e opozitës që iu digjet mandati

Kliko per me shume info

Pothuajse gjysma e deputeteve te opozites rrezikojne te humbasin mandatin nese nuk shkojne kete muaj ne parlament.

Jane plot 28 deputete te PD, LSI e partive te tjera aleate te cilet per here te fundit kane qene ne parlament ne 19 korrik e pikerisht ne 19 janar mbushen 6 muaj qe ata mungojne ne Kuvendin e Shqiperise duke iu referuar procesverbaleve te parlamentit.

Kliko per me shume info

Nder politikanet qe rrezikojne mandatin e deputetit jane figurat kryesore te opozites, kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-kryetari Sali Berisha, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, Kreu i LZHK Dashamir Shehi, Kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Nderkohe qe 33 deputetet e tjere te PD e LSI ende kane kohe per te mbrojtur mandatin pasi per shkak te strategjise se opozites per te mos braktisur ceshtjen e teatrit apo kauzen e vetingut te politikaneve kane qene pjese e mbledhjeve te komisioneve parlamentare.

Meqenese sesioni i ri i parlamentit nis ne 21 janar, lidershipi i opozites dhe deputetet e tjere kane dhe dy mundesi per te mbrojtur mandatin e deputetit; seancen e 13 dhjetorit dhe seancen e fundit per kete vit te dates 20 dhjetor.

Sipas kushtetutes se Republikes se Shqiperise “Mandati mbaron kur deputeti mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Nder vite ka pasur gjithnje debat mes juristeve e politikaneve se cfare quhet mungese pa arsye, apo nese periudhat e pushimit perllogariten tek afati, por ne mungese te nej interpretimi final nga Gjykata Kushtetuese, ne ndihme vijne precedentet.

Ne 2009 kur ne bojkot ishte Partia Socialiste, kryetarja e kuvendit Topalli qe asokohe ishte Nenkryetare e PD e beri te qarte se deputeteve socialiste do tiu digjej mandati kur te mbusheshin fiks 6 muaj perfshi edhe ditet e pushimit, afat te cilin socialistet nuk e shkelen.

DEPUTETET E OPOZITES QE RREZIKOJNE MANDATIN

1.Agron Çela

2.Aldo Bumçi

3.Andon Frrokaj

4.Astrit Veliaj

5.Bardh Spahia

6.Dashamir Shehi

7.Edi Paloka

8.Edmond Spaho

9.Fatbardha Kadiu

10.Flamur Noka

11.Genc Pollo

12.Grida Duma

13.Halim Kosova

14.Lindita Metaliaj

15–Luan Baci

16.Luçiano Boçi

17.Lulzim Basha

18.Monika Kryemadhi

19.Myslym Murrizi

20.Nadire Meçorapaj

21.Orjola Pampuri

22.Romeo Gurakuqi

23.Rudina Hajdari

24.Sali Berisha

25.Tritan Shehu

26.Valentina Duka

27.Vangjel Dule

28.Xhemal Gjunkshi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.