Protestë masive në Korçë, studentëve u bashkohen 3 gjimnaze

Aktualitet

Protestës së studentëve në Korçë u janë bashkuar masivisht dhe re shkolla të mesme.

Ka nisur në 8:30, protesta e studentëve të Universitetit “Fan Noli’ në Korçë. Protestës i janë bashkuar edhe tre shkolla të mesme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjimanistët kanë bojkotuar mësimin dhe janë bashkuar me më të rritur në revoltën që është shpërndarë nga oborri i universitetit në të gjithë qytetin.

Të rinjtë do të mblidhen tek Katedralja e qytetit dhe do të qendrojnë në heshtje si një formë e re proteste që u zbatua dje për herë të parë në Tiranë, para Ministrisë së Arsimit.

Sot, në ditën e 10 të protestës, qeveria vazhdon të kërkojë dialog me studentët para se të ndërmarrë hapa për plotësimin e kërkesave të tyre, dialog që vazhdimisht po refuzohet.

Kërkesat e studentëve të Korçës drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit të Universitetit Fan S Noli: 

Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.

Dyfishim i buxhetit për arsimin e larte.

Pergjysmim i tarifes se studimit për të gjithë.

Përmirësimi i kushteve në konviktet e Universitetit.

Mbështetje e studentëve me fonde për kërkime shkencore dhe kryerjen e praktikave mësimore.

Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor, dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

Bordi i Administrimit të Universitetit të ketë numër të barabartë votash nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetit, por të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT