Protestë masive e grevë urie, studentët tregojnë masat që do ndërmerren për nesër

Aktualitet

Studentët kanë rënë dakord që të bojkotohet mësimi në fakultete edhe gjatë ditës së nesërme.

Ata paralajmërojnë se do të ketë përshkallëzim me mbyllje fakultetesh me zinxhir apo mënyra të tjera. Studentët, të bashkuar do marshojnë drejt Kryeministrisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është rënë dakord midis studentëve se në rast se militantë partish (që devijojnë kauzën) apo figura publike, deputetë, ish deputetë etj. vijnë në protestë, do të largohen publikisht.

Në rast se ata vijnë me shumë militantë nga pas edhe qëndrojnë aty, në pamundësi për t’i larguar do distancohen publikisht dhe do të zhvendoset protesta tek Korpusi.

Nëse zhvillimet e nesërme nuk janë pozitive për studentët, po diskutohet që të kalohet në “ngujim” në fakultet 24 orë. me paralajmërimin se do ketë grevë urie.

ME TE LEXUARAT