Prag lufte, Rusia do të ndërtojë bazë ushtarake pranë SHBA-ve

Bota

Rusia njofton se ka në plan që të krijojë bazën e saj të parë ushtarake në Karaibe. Ky plan konfirmon praninë më të madhe të Rusisë në rajon që nga kriza e raketave kubane më 1962.

Plani i Rusisë vjen që pas marrëveshjes që u arrit pak kohë më parë me Venezuelën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS njoftoi se ekspertët rusë, që para 10 vitesh,  kishin zgjedhur ishullin La Orchila, 125 milje në verilindje të Karakasit, si një bazë ushtarake të mundshme.

Sipas agjencisë, Rusia tani do të ketë vendin e saj strategjik për vendosjen e avionëve strategjik Tu-160 në ishull. Sigurisht kjo mund të ndodhë pasi të kërkojnë leje nga udhëheqësi venezuelian, Nicolas Maduro.

E përditshmja britanike “Dailymail”, shkruan se vendosja e pajisjeve ushtarake dhe avionëve sjell ndikimin e fortë rus në rajon që nga koha e krizës së raketave kubane më 1962, periudhë e cila shënoi dhe pikën kulmore të Luftës së Ftohtë.

SHBA dhe Bashkimi Sovjetik iu afruan pragut të luftës bërthamore. Tensioni shpesh shënonte momente të terrorit absolut, kur dështimet e pajisjeve, misionet e dështuara të spiunëve, lojërat e luftës dhe keqkuptime të tjera gati sa nuk sollën përplasjen bërthamore.

ME TE LEXUARAT