Po përçahet protesta? Romeo Hanxhari thirrje pedagogëve: Mbani distancë

Aktualitet

Me të marrë fjalën e tij, profesori Romeo Hanxhari i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka theksuar se ndoshta prania e pedagogëve të caktuar në protestë mund të ketë nxitur tensione.

“Duke qenë se ajo është protestë e studentëve, nismën e kanë marrë pikërisht ata, ne si pedagogë duhet të jemi të kujdesshëm. Ne mund ta përkrahim nga jashtë, por të lejojmë me shumë kujdes që të jenë ata në krye”., u shpreh Hanxhari.

Nëse flitet në emër të studentëve, thotë pedagogu Hanxhari, pedagogët duhet të distancohen dhe të mos ndërhyjnë, apo edhe nëse e bëjnë këtë, të paktën të kërkojnë mirëkuptimin e vet studentëve në protestë.

Pavarësisht se ekziston hapësira dhe liria për të folur kushdo në atë protestë, pedagogu në fjalë këmbënguli sërish se duhet treguar kujdes.

ME TE LEXUARAT