Përplasen dy avionë, 5 marinarë rezultojnë të zhdukur

Kliko per me shume info

Ministri japonez i Mbrojtjes, Takeshi Iwaya, ka njoftuar se një operacion i madh shpëtimi po zhvillohet pak milje larg brigjeve japoneze, pasi 5 marinarë amerikanë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përplasjes së dy avionëve ushtarakë amerikanë, gjatë një operacioni furnizimi me karburant.

Ministri tha gjithashtu se një pjesëtar i ekuipazhit ishte shpëtuar tashmë dhe besohet të jetë në gjendje të qëndrueshme. Një zëdhënës i ushtrisë japoneze tha më tej se një tjetër pjesëtar i ekuipazhit ishte gjetur, por nuk ka dhënë ende asnjë detaj mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Kliko per me shume info

“Avionët e ushtrisë amerikane dhe asaj japoneze po kërkojnë ende për të zhdukurit. Shpresoj që të gjithë pjesëtarët do të shpëtohen sa më shpejt”, shtoi Iwaya. Marinsat ishin duke zhvilluar “stërvitje të rregullt” kur ndodhi përplasja e papritur rreth orës 2 pas mesnate me orën lokale. Avioni luftarak “F/A-18” me dy pjesëtarë në bord dhe furnizuesi “KC-130” me 5 pjesëtarë ekuipazhi, u përplasën mbi sipërfaqe ujore rreth 55 milje detare nga kepi i Murotos, në jugperëndim të Japonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.