PD reagon pas ftesës së Ramës për dialog me studentët

Aktualitet

Pas reagimit të kryeministrit Rama në “Twitter” ku shprehej se në ftesën ndaj studentëve nuk fliste për negociata por për dialog, ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të deputetes Albana Vokshi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shprehet se Rama adreson pyetje vetes dhe po kështu përgjigjet, ndërsa shton me ironi se atij i ka ngelur sharra në gozhdë me studentët. Sipas saj studentët nuk po kërkojnë asgjë tjetër pos të drejtave të tyre.

Postimi i plotë:

“Vetë pyet, vetë përgjigjet, vetë bërtet e uluret, vetë qesh kot e vetë ngryset, vetë ofrohet e vetë vetë-refuzohet….Po tërbohet se s’po ja var askush asaj cka kazani i tij i llumit dhe intrigës gatuan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I ka hasur sharra në gozhdë me studentët e vendosur për të marrë as më shumë e as më pak vetëm të drejtat e tyre.

NUK DUAN LËMOSHËN QË DO T’U HEDHË KRYEMINISTRI POR DINJITOZË KËRKOJNË VETËM ATË QË ME LIGJ JU TAKON: TË DREJTËN PËR ARSIM CILËSOR E TË PËRBALLUESHËM.”

Ja çfarë shkruante kryeministri Rama:

“Negociata??Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata.Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart?Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur??”, – shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT