Patozi tallet keqazi me Bashën: Ka filluar të trashë zërin, por…

Kliko per me shume info

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi është shprehur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar ta trashë zërin këto kohët e fundit, por ka qëndrime politike më të buta.

“Nuk shoh ndryshim në pjekurinë politike të Bashës, ka filluar të trashë zërin, ka qëndrime politike me të buta. Ka mos përputhje mes impostimit dhe vendimeve politike që merr.

Kliko per me shume info

Kur ishte në çadër njerëzit filluan të mendoni skenarë të frikshme, çadra përfundoi në pazar politik. Ka pasur interesa financiare dhe sikur të ishin vetem politike ka qenë pazar i shëmtuar“, – ka vazhduar ai.

Gjithashtu ai ka thënë se Rama dhe Basha merren vesh në distancë.

“Merren vesh ne distancë për disa koncepte. I bashkon ruajtja e sistemit. Basha është instrument për të ruajtur pushtetin e Ramës. Opozita nuk godet sistemin, zgjedhjet e fundit për degët e PD-së ishin turpi i zotit“, -ka theksuar ai.

1 COMMENT

  1. Palloshi i Fierit po jeton si kont tash 30 vjet prej PD, e tani ka goj me fol. Perjashto 10-15 veta te kupoles qe kan nje nivel te larte qytetarie, te tjeret jan ku thrret qameti. Tradhtar pa din e pa iman. Kodrambasbregut, Bode, Topalli ku jane sot, prej kujt e kane kete shperblim? Edhe ky pallosh ban gam gam me kape ndonje vend

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.