Patozi nuk kursehet: Republika e Re shuan zjarrin e Unazës

Politikë

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi është shprehur se opozita nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk frymëzon.

Në një intervistë në emisionin “Byro Politike“ në ABC News Patozi tha se opozita e as Basha dhe as Klevis Balliu nuk frymëzon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Banorët janë ngritur që të mos u prishen shtëpitë, janë në të drejten e tyre legjitime. Opozita në këtë protestë është si gjuhetarët që dalin për të gjetur pre rrugës. Opozita nuk frymëzon . As Basha, as Klevis Balliu. Republika e Re e shuan zjarrin e Unazës së Re.

Opozita bën mirë që i mbështet, por duhet të jetë e sinqertë me ta. Kur të shkoje aty të thotë jam këtu që shtëpitë mos prishen.Nuk ka pse proteston te Astiri për korrupisionin e qeverisë“, – ka vazhduar ai.

Ndër të tjera Patozi gjatë fjalës së tij ka theksuar se nëse opozita shfaqet tek protesta e studentëve do ta prishë atë

ME TE LEXUARAT