Pas kërcënimeve, Meta takon Ylli Rakipin

Aktualitet

Pas mesazheve kërcënuese ndaj moderatorit të emisionit “Të Paekspozuarit”, Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ylli Rakipin.

Pasi u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet për shkak të detyrës, Meta ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj tij, ndërsa i ka bërë thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.

Teksa shprehu solidaritetin e tij me Ylli Rakipin dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave, Meta ka kërkuar prej gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre.

ME TE LEXUARAT