Pas fitores/ Rrëfehet Modric: Fjeta me trofeun, fitova edhe për Iniestën

Sport

Është gjithmonë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të treguar se si ndihet një futbollist që sapo është ngjitur në majën e botës. Por, Luka Modriç është i thjeshtë. Tregon se e mbajti “Topin e Artë” afër krevatit dhe fjeti me të, por kur i ofrojnë mundësinë për ta shkëmbyer me Kupën e Botës me Kroacinë është gati ta falë.

Në një intervistë për “France Football”, mesfushori kroat i Realit të Madridit e ndan këtë çmim me Iniestën, Ksavin, Shnajderin dhe kampionët e tjerë që e kanë merituar dhe nuk e kanë fituar dot. Por, Luka nuk e quan si një hakmarrje ndaj Mbapesë dhe Grizmanit apo si një triumf me Mesin dhe Ronaldon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Luka, ku do ta mbani trofeun tuaj të ri?

Natën e parë e mbajta diku afër krevatit dhe fjeta me të, por në të ardhmen do ta vendos në një vend interesant që ta shoh gjithmonë.

Nëse do të zgjidhnit mes Botërorit dhe “Topit të Artë”, kë do të zgjidhnit?

Kupën e Botës. Pa u menduar dy herë. Unë e kam thënë gjithmonë se trofetë kolektivë janë më të rëndësishëm dhe unë do t’i ndryshoja gjithmonë ata për një Kupë Bote me Kroacinë. Por, fatkeqësisht nuk mund ta bëj këtë gjë. Por, edhe “Topi i Artë” është një trofe i rëndësishëm dhe shumë me vlerë për mua. Por nëse do të kisha mundësi, sigurisht që do ta ndryshoja.

Keni një fjalë për Grizmanin dhe Mbapenë?

Janë lojtarë të mëdhenj. Ata kanë bërë një sezon fantastik me skuadrat e tyre dhe fituan Kupën e Botës. Jam i sigurt se do të bëjnë më mirë në të ardhmen. Specialist Kilië Mbape, i cili është një talent i madh. Një e ardhme e ndritur e pret.

Është ky trofe një hakmarrje për ju?

Jo. Nuk e shoh kështu. Unë thjesht jam i lumtur që arrita këtë gjë dhe që u vlerësova nga njerëzit. Është një nder i madh për mua që e kurorëzova në këtë mënyrë vitin futbollistik. Është diçka speciale. Realisht kam bërë futboll të mirë këtë sezon. Për këtë fakt jam i lumtur. Por nuk është aspak hakmarrje.

Çfarë do të thotë për ju të dilnit përpara Ronaldos? Keni kaluar shumë vite së bashku, ku ai ka qenë gjithmonë ylli…

Është një ndjenjë e jashtëzakonshme të fitoja “Topin e Artë”. Vetëm kaq. Jo për faktin që dola përpara Ronaldos. Por, thjesht është e pabesueshme, është një trofe shumë i bukur. Ky vit ka qenë fenomenal për mua. Në të gjitha aspektet, në aspektin kolektiv, individual. E përsëris, që falë votave të njerëzve, unë ia dola të jem më i miri në botë?

Ama ju arritët ta thyeni atë dhe Leo Mesin…

Të dy kanë qenë të jashtëzakonshëm në vitet e fundit. Ndoshta, në të ardhmen mund të kishte disa lojtarë të tjerë që mund ta fitonin “Topin e Artë”, si Ksavi, Iniesta apo Shnajder. Por, kjo nuk ndodhi. Ndoshta njerëzit donin të kërkonin diçka ndryshe. Mendoj se është një ditë ku fitoi futbolli. Ky trofe që sot është në duart e mia, është edhe për ata që kanë pasur mundësi për ta fituar dhe nuk ia kanë dalë.

Çfarë do të donit t’i thoshit Lukës së vogël që u arratis nga lufta?

Jo shumë gjëra. Dua t’i them që të mos shqetësohet. Unë e dija që ai do të luftonte kaq shumë për të arritur në këtë nivel dhe për të arritur këto triumfe. Jam shumë krenar për veten.

ME TE LEXUARAT