Nuk donte të zhgënjente fëmijët, humb jetën në skenë babagjyshi

Bota

Një aktor që argëtonte fëmijët duke interpretuar Babagjyshin e Vitit të Ri, ka pësuar atak kardiak gjatë një shfaqje.

Babagjyshi ishte duke luajtur dhe argëtuar fëmijët deri në momentin që qëndron pa lëvizur dhe më pas bie në tokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Disa nga fëmijët nuk e kuptonin ca po ndodhte dhe në moment i afrohen duke luajtur me të, pasi mendonin se ishte pjesë e shfaqjes. Por aktori kishte rënë pranë pemës së dekoruar të Krishtlindjeve pas një ataku në zemër.

Më pas u zbulua se para shfaqjes ai nuk ishte ndier mirë dhe ishte ankuar për disa dhimbje në gjoks, por nuk donte që ti linte fëmijët pa u argëtuar dhe hyri në skenë për të dhënë shfaqjen. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT