Nis rikostruktimi i konvikteve, studentët nuk kanë ku strehohen më

Aktualitet

Ndërkohë që protesta vazhdon, një student ka denoncuar  se pas dhënies së urdhërit për të rikostruktuar konvikte nuk ka më dhoma të lira.

Një student shprehet se ndonëse kanë dhënë urdhër për t’u strehuar në godina të tjera, kur janë interesuar nuk kanë gjetur asnjë dhomë të lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej ai ngre problemin, se përse kjo situatë nuk është zgjidhur në verë, por duhet që të punojnë gjatë dimrit, kur konviktet janë plot me studentë.

“Quhem Joan dhe jam student i vitit te pare Inxhinieri Informatike. Deri sot dmth deri te henen banoj te Godina 6 qytet Studenti.

Dje dhe sot ne muret e godines jane ngritur skela per rikonstruktin nderkohe sot,perpara 2 oresh drejtoeua ka dhene uedher per te levizur nga godina deri te henen sepse do te rikonstruktohet.

Ata propozojne te na cojne ne godina te tjera. Ne momentin qe shkova pyeta per dhoma te lira ata u pergjigjen se nuk kishin.

Gje qe do te thote se une dhe shoku im i dhomes qe kemi ardhur qe ne dateb 1 tetor per regjiistrim,te ndahemi dhe te jetojme me njerez te tjere ne godina te tjera ku te na caktojne.

Pse nuk mund te behej ky rikonstruktin gjate muajve te veres ?”, shkruan studenti.

ME TE LEXUARAT