Nesër këngëtarja serbe Ceca në Mitrovicë: Vetëm bashkimi e shpëton Serbinë

Kosovë&Rajon

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviç e njohur në publik si Ceca, nesër do të mbaj koncert në Mitrovicë me fillim nga ora 12:00. Ky koncert është pjesë e protestave kundër taksës 100% dhe në përkrahje të serbëve në Kosovë, i cili do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut.

Këtë lajm e ka bërë të ditur portali serb “Telegraf”. Në prag të udhëtimit për në Kosovë, Ceca ka folur dhe për mediat serbe. “Si në çdo koncert deri më tani, kam marrë një ftesë. E shihni se as nuk është reklamuar koncerti ose diçka e tillë. As në media nuk është raportuar se do të këndoj, as unë nuk e dija.

Kam marrë një ftesë dhe e kam pranuar” – u shpreh ajo. “Fatmirësisht, këtë të shtunë jam e lirë sepse unë jam shumë e angazhuar, e dini edhe ju. Andaj, me gjithë zemër e kam pranuar pjesëmarrjen dhe jam shumë e lumtur dhe mezi pres. Nuk e mbaj mend kur kam qenë për herë të fundit në Mitrovicë” – shtoi më tej këngëtarja E pyetur për ngjarjet e fundit në Kosovë, ajo ka thënë se nuk ka frikë nga kjo shfaqje në shtetin fqinj. “Nëse do të kisha frikë, nuk do të pranoja koncertin!”- u përgjigj ajo duke dërguar edhe një mesazh për serbët në Kosovë.

“Vetëm bashkimi e shpëton Serbinë. Dua që ata të jenë të bashkuar. Situata është e tillë që është dhe unë pres përfundim pozitiv, në çfarëdo rasti. Kurrë nuk kam qenë pesimiste, nuk do të jem as tani” – përfundoi Ceca. Ceca ishte gruaja e shefit të mafias serbe, Zhljko Raznatoviq, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro. Të ngjajshme Reperi i njohur lëshon muzikë të dasmave shqiptare në koncertin amerikan Dua Lipa përkrah aristëve shqiptarë do ta nderojnë Skënderbeun Për vetëm 24 orë, shiten të gjitha biletat për koncertin e Dua Lipës Befason Rita, “ndërron” gjininë Në këtë datë, Learta Jakupi mbanë koncertin e dytë solistik Nesër koncerti i Filarmonisë së Kosovës

ME TE LEXUARAT