Nesër do të publikohet skandali i madh: Basha kërcënon Ramën e Veliajn

Aktualitet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar banorëve të Unazës së re, në protestën e tyre.

Basha u shpreh se nesër do të bëhen publike me dokumente se si Rama e Veliaj, ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë një të dënuari për trafik droge, pallate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjese nga deklarata e Lulzim Bashës:

Kjo është një vepër korruptive përmes një kompanie fantazëm. Për të çuar deri në fund projektin e tyre, kërkuan të shkatërrojnë 1000 shtëpi, vetëm për të çuar në fund projektin e porositësit, Edi Rama.

Nesër PD do të publikojë një pjesë tjetër, po kaq të errët korruptive.

Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumë katëshe.

Nesër do të tregojmë se si Rama e Veliaj ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë Edmond

Begos leje për të ndërtuar mbi rrënojat e shtëpive tuaja.

Një njeri i dënuar për trafik droge, do të ndërtonte pallate shumëkatëshe, për të pastruar paratë e drogës.

ME TE LEXUARAT