Në ceremoninë e varrimit e të atit, Xhorxh W. Bush mbytet në lot (video)

Kliko per me shume info

Ish-Presidenti Xhorxh W. Bush është mbytur në lot teksa po i thoshte lamtumirën e fundit babait të tij tashmë të ndjerë.

Bushi i ri nuk e ka fshehur në asnjë moment dhembjen për ndarjen nga jeta të të atit, teksa ka thënë se ai i mësoi që të jetonin me dinjitet.

Kliko per me shume info

“Në ditët e tij të fundit, jeta e babait ishte intesive. Teksa ai ishte i moshuar, na mësoi se si të rriteshim me dinjitet humor dhe dashamirësi, dhe kur Zoti më në fund thirri, ai mësoi ta pranonte këtë”, u shpreh Bush gjatë funaralit.

“E kam thirrur atë. I thashë baba, të dua që ke qenë një baba i mrekullueshëm. Dhe fjalët e fundit që ai do të thoshte ndonjëherë në tokë ishin: “Edhe unë të dua”.

Do të na mungojë, mirësia, sinqeriteti dhe shpirti yt do të qëndrojnë përgjithmonë me ne. Në pikëllimin tonë, vetëm buzëqesh duke e ditur se po përqafon Robin dhe po mban dorën e nënës”, tha më tej Bush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.