Ndahet nga jeta aktorja ikonë e Hollywood-it

Showbiz

 Aktorja e njohur Penny Marshall ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës, në moshën 75-vjeçare, në shtëpinë e saj në Hollywood Hills. Burime për “E! News” konfirmojnë se aktorja ndërroi jetë si pasojë e probleme me diabetin.

“Familja jonë është e shkatërruar pas largimit nga jeta të Penny Marshall” – thanë familjarët për gjigandin mediatik. Penny e kaloi një pjesë të jetës së saj në sheshin e xhirimit! Aktorja pati shkëlqimin më të madh në “Laverne & Shirley”, që u shfaq për tetë sezone në ekranin e “ABC” nga 27 janar 1976 deri në 10 maj 1983. Por suksesin më të madh, ajo e fitoi pas kameras, teksa vendosi të ishte regjisore e disa filmave si Big, A league of Their Own, Awakenings, The Preacher’s Wife dhe shumë të tjerë. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT