Meta homazhe për Bush: Mirënjohje!

Kliko per me shume info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe në Ambasadën amerikane në Tiranë për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush.

“Për të gjithë popullin dhe kombin shqiptar kujdesi i veçantë dhe mbështetja e tij vendimtare në rrugën e lirisë dhe demokracisë do të mbetet e paharruar, së bashku me gjithë veprën e tij për një botë më të lirë, më të hapur dhe paqësore. Me mirënjohje!”, – shkroi Presidenti Meta në Librin e Zisë të hapur me këtë rast.

Kliko per me shume info

Më pas Kreu i Shtetit u shprehu zyrtarëve të Ambasadës amerikane ngushëllimet e sinqerta si dhe nderimin e respektin për Presidentin Bush dhe mirënjohjen për kontributin e tij të vyer ndaj kombit tonë dhe çështjes shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.