Meta apel politikës: Fund plagës së skllavërisë moderne

Politikë

Në një postim në ‘Facebook’ Presidenti Ilir Meta në kuadër të Ditës Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, ka bërë thirrje që t’i jepet fund kësaj plage.

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT