Megaskandali te Unaza, Bushati-Ramës:Hajdut i pazot

Politikë

Analisti Andi Bushati ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”  në “News 24” për kompaninë, e cila u shpall fituese e tenderit tek “Unaza e Re” që pas hetimeve rezultoi se ka falsifikuar dokumentet.

Për Bushatin, kryeministri Edi Rama është një njeri i kapur dhe për pasojë korrupsioni ka ardhur deri në këto nivele. Mes tjerash ai  shtoi se  Rama ka futur duart në afera, ndërsa shefin e qeverisë e quajti një hajdut të pazotë.

“Këtu prokuroria është e kapur dhe bën si do Rama.  Atë e gënjyen me letër. Pse gënjen? Është i përfshirë, sepse i ka duart e zhytura në këtë aferë.  Ka hajdutë të zotë dhe të pazotë. Ky është një hajdut i pazoti.

Ne jo vetëm që kemi një kryeministër, por nuk ka as talent për vjedhje. Kjo ka ndodhur në këtë  histori. Më tërhoqi ky debati racional mes Lubonjës dhe Shehaj. Këtu është  ngritur një kastë oligarkësh, që kontrollojnë kryeministrat. Jetojmë akoma në një sistem Putininian-Erdoganian që të shtypin për një ditë.”, shtoi Bushati.

ME TE LEXUARAT