Mediat e mëdha ndërkombëtare jehonë protestave të studentëve

Kliko per me shume info

Mediat e mëdha ndërkombëtare i kanë bërë jehonë sot protestës së studentëve shqiptarë që kërkuan anulimin e tarifave për provimet e mbartura, përgjysmimin e tarifës së studimit dhe përmirësimin e kushteve të studimit.

Gazeta “New York Times”, pasqyron tërheqjen e qeverisë shqiptare nga vendimin për tarifën e provimeve të prapambetura, ndërsa thekson se nuk janë plotësuar kërkesat e tjera të parashtruara nga studentët.

Kliko per me shume info

Gazeta “Washington Post” thekson gjithashtu se studentët do të vazhdojnë protestat e tyre derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

Lajmi pasqyrohet edhe agjencia “BalkanInsight”. Me titull “Shqipëria tronditet nga zemërimi i studentëve për tarifat e shkollimit”, kjo agjenci nënvizon se studentët bllokuan hyrjen e Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës kundër rritjes të tarifave të shkollimit dhe vështirësive ekonomike.

Mediat e huaja i janë referuar për agjencisë “Associated Press” për protestën e studentëve.

1 COMMENT

  1. Lto Mediat nderkombtare me pare duhet ti benin jehone ku studiojne femijet e politikhajvaneve tane. Ne cfare kushtesh jetojne. Harxhojne me qindra mijra euro ne vit. Te pakten per madmazel kecapin, madmazelbibloteken duhet te skanonin jeten lluksoze

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.