Mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD; Këto janë figurat historike që "skarcohen"

Politikë

Të shtunën në orën 11:00 demokratët mbledhin Kuvendin Kombëtar, i cili i hap rruge zgjedhjes së ekipit të ri drejtues të Partisë Demokratike.

Një ditë para Kuvendit, Lulzim Basha thirri kryesinë e partisë ku u publikua lista e 350 kandidatëve për Këshillin e ri Kombëtar.

Burime i thanë Top Channel se krahas anëtareve të cilët janë pjesë e këtij Këshilli automatikisht falë funksionit, pjesë e listës së kandidatëve për në Këshill janë të gjithë ish-deputetët e Partisë Demokratike me përjashtim të kundërshtarëve më të fortë të lidershipit demokrat si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode dhe Genc Ruli.

Ndërsa për shkak të funksionit si ish-kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli nuk është në grupin e ish-deputeteve të përjashtuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arben Imami një tjetër kritik i lidershpit, i cili është pjesë e kryesisë falë funksionit si drejtues i fondacionit për liri dhe demokraci u largua nga mbledhja për shkak se sipas tij ajo është thirrur në shkelje të statutit duke paralajmëruar mungesën e tij edhe në Kuvendin e së shtunës.

Në listën e gjatë të kandidateve bie në sy edhe emri i Gazmend Oketës dhe Aleksandër Biberaj, të cilët u larguan nga PD për të themeluar me Bamir Topin një parti të re.

ME TE LEXUARAT