Maskat terrorizojnë Vlorën, vjedhin me dhunë dyqanin

Aktualitet

Vlora ëshë tronditur nga dy ngjarje të rënda brenda një dite.

Pas shpërthimit të tritolit në një banesë me qera në Vlorë, mësohet se ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime nga policia bëjnë me dije se është grabitur një dyqan me elektroshtëpiake, ndërsa mësohet se grabizësit kanë arriur të marrin 12 telefonë celular e më pas janë larguar.

Sipas policisë, dyshohet se autorë mund të jetë i njëjti grup që ka kryer disa grabitje në Vlorë, kryesisht telefonsh dhe elektroshtëpiake.

Njoftimi zyrtar:

Vlorë Informacion paraprak Rreth orës 18:15, në lagjen "Pavarësia 2" pranë pallatit tëAleksandrisë, në një dyqan celularësh janë futur 3 persona të cilët kanë marrë disa aparatë telefonikë celularë.

Policia ka kapur dhe shoqëruar njërin nga autorët i cili është shtetas minoren.

Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT