Vetëm pak ditë më parë, në javën e fundit të prezantimeve të këngëve që do marrin pjesë në “Kënga Magjike”, prezantoi këngën e tij edhe kantautori Flori Mumajesi.
“Plas” quhet projekti që rrëmbeu menjëherë vëmendjen e të gjithëve dhe u pëlqye shumë, aq sa kënga tani është pretendente për fituese.
Flori do të këndojë në natën e dytë të festivalit, por sot i ka ndodhur një e papritur.
Kantautori është sëmurë e këtë e ka bërë të ditur me videon e fundit të postuar në Instastory.