Kryemadhi ia kthen Ramës: Mirë aritmetikën, po gramatikën ta kishe parë njëherë

Politikë

Kryetarja e  LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur postimit  ironik të kryeministrit Edi Rama, i cili më herët i publikoi një video ku ajo bën një lapsus teksa flet me shifra në një deklaratë për shtyp.

Në kundërpërgjigje të ironisë që Rama ka bërë me lasusin e saj, në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi i vë në dukje gabimin në shkrimin e fjalës “konkurrent”, e cila sipas saj nga ana gramatikore duhej të ishte shkruar “konkurente”.

“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën ta kishe shfletuar ndonjëherë… P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd”-shkruan kryetarja e LSI-së.

Kujojmë se në postimin e tij, kryeministri ka shkruar se ky është momenti kur “Doktoresha” ia kalon “Artistit”.

?
?
?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai momenti kur Doktorresha ia kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurrent)”-shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT