KPA shkarkon nga detyra kryetarin e gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Aktualitet

KPA vendos shkarkimin nga detyra të kryetarit të gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Vendimi është shpallur ditën e sotme nga trupa gjykuese në KPA.

Sipas vleresimit te trupes gjykuese, shkarkimi nga detyra behet per mos deklarim te sakte te pasurise dhe per mungese te justifikimit te burimeve te ligjshme per nje apartament ne Tirane dhe nje tjeter ne Golem te Kavajes.

Me 16 qershor Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur me shumicë votash të konfirmojë në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Relatorja e çështjes deklaroi se Komisioni kishte konstatuar probleme ne pasurinë e zotit Dedja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqëtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese".

Dedja nuk ishte i pranishëm në seancën por u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia, i cili kishte paraqitur dy kërkesa, por që nuk u morën parasysh nga komisioni.

Po pavarësisht kësaj, trupa gjykuese e perbere nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine vendosi që ta konfirmojë ne detyre kreun e Kushtetueses.

Avokati, Maks Haxhia, duke folur pas vendimit, nuk i kurseu kritikat ndaj trupës gjyqësore të komisionit.

Ai tha se KPK kishte nxjerrë një konkluzion të pasaktë për pasurinë e të vëllait të gjyqtarit, duke pretenduar se ai nuk kishte mundësi t’i jepte 15 mijë euro borxh të vëllait pasi në atë kohë kishte marrë për vete një kredi 40 mijë euro.

ME TE LEXUARAT