Komisioni i Venecias rrëzon Partinë Demokratike

Kliko per me shume info

Komisioni i Venecias ka rrëzuar Partinë Demokratike, për vetingun e politikanëve nga politika.

Komisioni i Venecias vlerëson se propozimi për verifikimin e politikanëve dhe lidhjeve të tyre me krimin nuk ka qartësi ligjore dhe siguri juridike, si për rastet që çojnë në pamundësinë për t’u zgjedhur dhe humbjen e mandatit, ashtu dhe për mekanizmin e zbatimit.

Kliko per me shume info

“Pavarësisht qëllimit legjitim të propozimit në situatën aktuale në Shqipëri – i cili synon të largojë shkelësit dhe ndikimin e tyre në nivelet e lartë të qeverisjes dhe në jetën politike – projekti kushtetues për kontrollin e integritetit të politikanëve nuk arrin të ofrojë udhëzime të përshtatshme dhe masa mbrojtëse të nevojshme edhe në nivel kushtetues, për një proces kaq të madh, kompleks dhe të ndjeshëm, me implikime të rënda për të drejtat e atyre që i nënshtrohen”, thekson vlerësimi parparak i bërë nga ekspertët e Komisionit mbi ndryshimet në Kushtetutë të propozuara nga opozita e cila e ka konsideruar një ndërhyrje të tillë si të domosdoshme për të ndërprerë lidhjet e qeveritarëve me krimin.

Sipas ndryshimeve të propozuara “përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.” Por sipas ekspertëve të Komisionit “projektligji nuk përcakton elementë kryesorë, sidomos (i) çfarë nënkuptohet duke pasur kontakt me persona të caktuar (ii) çfarë nënkuptohet duke u përfshirë në krimin e organizuar dhe (iii) çfarë nënkuptohet duke u përfshirë në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me persona”

E paqartë për Komisionin, është se se si do të organizohet procedura e verifikimit dhe kush do ta kryejë këtë verifikim.

Për më tepër, sipas Komisionit, “nuk janë propozuar masa mbrojtëse për të shmangur rrezikun që ai të mund të përdoret në një mënyrë të politizuar ose në mënyrë arbitrare”.

Opozita ka këmbëngulur fort në faktin se në këtë rast ajo po kërkon të zbatojë të njejtën praktikë që është zbatuar në rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, madje për këtë arsye ajo e konsideroi të kotë përfshirjen e Komisionit të Venecies, duke qenë se ky institucion është shprehur më parë për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve e po ashtu dhe për të ashtuquajturin Ligj i Dekriminalizimit.

Por në shpjegimin e tyre, ekspertët e Venecies theksojnë se “përfundimet e arritura në opinion e mëparshëm të Komisionit, në lidhje me verifikimin e gjyqësorit në Shqipëri nuk janë automatikisht të zbatueshme për verifikimin e synuar të politikanëve. Dega gjyqësore e qeverisë ka specifika të ndryshme (gjykatësit zakonisht emërohen për jetë, duhet të jenë të pavarur dhe të paanshëm, ata nuk janë drejtpërdrejt përgjegjës ndaj degëve të tjera të qeverisë, pozita e tyre nuk mund të sfidohet nga elektorati në zgjedhjet e përgjithshme, vendimet e tyre nuk mund të anulohen nga askush jashtë sistemit gjyqësor, etj.) që justifikojnë një trajtim të diferencuar”.

Ekspertët vërejnë se paqartësitë në tekstin e propozuar “e bëjnë të pamundur që Komisioni i Venecies të gjykojë nëse propozimi mund të konsiderohet një përgjigje proporcionale ndaj asaj që padyshim është një problem real në Shqipëri”, thuhet në dokument. Komisioni shton se duke patur parasysh nenet ekzistuese të Kushtetutës shqiptare dhe legjislacionin në fuqi, në veçanti Ligjin e Dekriminalizimit si dhe mekanizmave të tjerë demokratikë në dispozicion, “vlera e amendamenteve të propozuara mund të vihet në pikëpyetje”.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pas 10 ditësh, gjatë një seance ku do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të shumicës dhe opozitës shqiptare.

Disa nga përfundimet e Komisionit të Venecias

16 – Nga bisedimet e ndryshme të raportuesve tanë gjatë vizitës ne Shqipëri, është vërejtur se ka qartazi një problem të kontakteve të papërshtatshme ndërmjet kriminelëve dhe politikanë nga i gjithë spektri politik.

29 – Asnjë nga këto kritere nuk duhet të ketë përparësi mbi tjetrin për sa kohë garanton shprehjen e vullnetit të lirë të popullit nëpërmjet zgjedhjeve të lira, të ndershme e të rregullta.

34- Kominisioni i Venecias u shpreh se në mendimin e saj, “skualifikimi nëpërmjet heqjes së mandatit nuk duhet konsideruar si limit për demokracinë, por si mënyrë për ta ruajtur atë.”

38-Kontrolli i integritetit dhe procedurat e vettingut nuk janë të parashikuara dhe të rregulluara nga asnje instrument nderkombëtar.

41- Në këto çështje, gjykata vendosi se lustracioni nuk përbën shkelje të të drejtave të njeriut sepse “një shtet demokratik ka të drejtën ti kërkojë nëpunësve civilë që të jenë besnikë ndaj parimeve kushtetuese të shtetit të cilit i shërbejnë.”

43- Së fundmi, kontrollet e pastërtisë dhe vettingu kanë marrë një formë tjetër, duke kërkuar të pastrojnë administratën nga individë të përfshirë gjerësisht në afera korruptive ose me krimin e organizuar.

45- Procedura e propozuar për kontrollin e integritetit/vettingut përbën një shkelje të së drejtës për t’u zgjedhur the për të pasur qasje në shërbimin publik, sic parashtrohet në nenin 45 të kushtetutës, nenin 3 të Protokollit te Konventës të së Drejtave të Njeriut.

Ky kufizim mund të justifikohet vetëm nëse qëllimi që synohet të arrihet është legjitimim dhe jo disproporcional. Cdo kufizim duhet të ketë një bazë të qartë ligjore dhe nuk duhet të shkelë parimin e mosdiskriminimit.

46- Përpara se Komisioni të fillojë analizën e amendamenteve bazuar në kriteret e mësipërme, Komisioni dëshiron të theksoje së përfundimet e tij në lidhje me vettingun në sistemin gjyqesor nuk janë automatikisht të aplikueshme në rastin në fjalë, pra të vettingut të politikanëve……… Për ta mbyllur, është e nevojshme që të ndahen cështjet kur përjashtimi kryhet për shkak të dënimeve penale dhe rasteve të tjera.

49- Lidhjet dhe kontaktet e deputetëve, kryetarëve të bashkisë dhe zyrtarëve të qeverisë me krimin e organizuar është një problem që e mundon Shqipërinë prej shumë kohësh.

Sic po vihet re nga rezultatet e para të vettingut në gjyqësor, ndërlidhja e institucioneve shtetërore me krimin e organizuar duket të jetë tejet e lartë.

Nëse krimi vërtet po qeveris institucionet shtetërore ose po influencon punën e tyre, atëhere nuk mund të flitet për aplikimin e parimeve të sundimit të ligjit.

Siç parashtrohet në listën e kritereve të Komisionit për sundimin e ligjit, “nocioni i sundimit të ligjit kërkon një sistem ligjor të qartë e të parashikueshëm, ku secili ka të drejtën të trajtohet prej vendimmarrësve me dinjitet, barazi dhe në përputhje me ligjin, dhe gjithashtu të ketë mundësinë të sfidojë vendime përpara gjykatave të pavarura dhe të paanshme nëpërmjet procedurave të drejta.

50- Si rrjedhojë e specifikave të sipërpërmendura të situatës në Shqipëri, aplikimi i një mekanizmi special vettingu për zyrtarët publike shihet si një qëllim legjitim.

54- Është e paqartë se pse projekt-ligji përfshin ministrat dhe zv/ministrat e qeverisë ndërkohë që lë jashtë funksionarë të tjerë politikë si sekretarët e përgjithshëm, drejtorët etj…

55- Nga ana tjetër, nocionet si “institucione të përcaktuara me ligj” nuk janë të shtjelluara mirë dhe lënë shumë hapësirë për interpretim, duke rrezikuar kështu zgjerimin ose ngushtimin e kategorisë së subjekteve që ndikohen.

60- Në versionin aktual të tekstit dhe në mungesë të një përcaktimi kualifikues ligjor të fjalës ‘kontakt’, lindin shumë pikëpyetje:

A synon fjala kontakt të përfshijë të gjithë kontaktet e politikanëve, përfshirë këtu bisedat e rëndomta të deputetëve me votuesit e tyre?

A munden ata të jenë gjithë kohës të informuar nëse personat që kanë pranë janë ose kanë qënë të përfshirë në krimin e organizuar?

A mundet që kontaktet e rastësishme të përbëjnë një bazë për skualifikim dhe heqje të mandatit?

61- Në mungesë të një përcaktimi kualifikues për tekstin e mësipërm, kriteri i integritetit lidhur me ‘kontaktet’ me krimin e organizuar rrezatojnë një mungesë qartësie dhe sigurie ligjore. Si rrjedhojë, ato përmbajnë rrezikun e interpretimit arbitrar dhe abuziv të procesit të propozuar të vettingut.

PERFUNDIMET:

90- Me gjithë qëllimin e mirë në kontekstin e situatës në Shqipëri, projekt-amendamentet e kushtetutës lidhur me kontrollin e pastërtisë të politikanëve nuk arrijnë të garantojnë mbrojtjen e parimeve kushtetuese, që janë kaq të nevojshmë sidomos për një projekt kaq të madh, kompleks e sensitiv i cili përmban implikime të rënda të të drejtave të cilitdo që preket prej tij.

97- Për më tepër, dukë marrë parasysh nenet ekzistuese 6/1 45(3) dhe 179/a të Kushtetutës së Shqipërisë (dhe në vecanti, ligjin e Dekriminalizimit) si dhe mekanizma të tjera demokratikë, vihet në pikëpyetje vlera reale e shtuar e këtij propozimi për ndryshime kushtetutese.

98- Parlamentit shqiptar i takon të vendosë për hapat e mëtejshëm lidhur më propozimet për ndryshime kushtetuese nëpërmjet një dialogu kontruktive gjithëpalësh në interes të demokracisë shqiptare. /Tema

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.