Kjo është gjuha që do të dominojë botën

Soft

Ndonëse deri tani, dy janë gjuhët më të folura në botë, gjuha kizneze, dhe anglishtja, duket se një gjuhë tjetër e cila sot numëron vetëm 284 milion folës në botë, do të zërë vendin e parë.

Sipas studimeve frëngjishtja do të zërë vendin e parë si gjuha me e folur në botë deri në vitin 2050 dhe kjo falë rritjes së shpejtë të popullsisë që e ka gjuhë zyrtare.


Deri tani frëngjishtja është gjuhë e zyrtare në disa vende të botës si Maroku, Tunizia, Algjeria, si dhe gati 30 vende të tjera.

Në Afrikë gjithashtu frëngjishtja është gjuha zyrtare e shkollimit në vende me norma fertiliteti të larta në rritje, si Mali në veri, Guinea Chad dhe Republika Demokratike e Kongos në rajonin sub-Saharian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, Kina dhe shumë vende që flasin anglisht do të përballen me një tkurrje të popullsisë, që do të ulë numrin e anglishtfolësve në 3% të popullsisë së botës dhe ata që flasin gjuhën mandarine në 8% nga 10% që është aktualisht.

ME TE LEXUARAT