Këto janë zakonet më të rrezikshme që duhet të hiqni dorë para moshës 40 vjeçare

Kliko per me shume info

Thuhet se pas të 40-ve fillon jeta, megjithatë jemi të ndërgjegjshëm që pas kësaj moshe organizmi dhe trupi fillon të ndryshojë.

Ky është edhe momenti vendimtar ku duhet të ndryshoni plotësisht stilin e jetesës, nëse nuk doni të kaloni vitet e mbetura në shoqërinë e problemeve shëndetësore që vijnë me moshën.

Kliko per me shume info

Cila janë

1.REGJIMI I VARFËR USHQIMOR: Në qoftë se më parë hanit ushqime të shpejta e të thata, tani nuk duhet ta bëni më! Pas të 40-ave metabolizmi fillon të ngadalësohet dhe do e keni më të lehtë të shtoni në peshë. Ju duhet të konsumoni ushqime me vlera të larta ushqyese. Reduktoni mishin e kuq, yndyrnat e ngopura, sheqernat, karbohidratet e parafinuara etj.

2.DEHIDRATIMI: Hidratimi në këtë periudhë të jetës është shumë i rëndësishëm. Kjo për faktin se lëkura pas të 40-ave e humbet elasticitetin dhe fortësinë e saj, rrudhat janë shfaqur etj. Për të parandaluar problemet me lëkurën dhe probleme të tjera shëndetësore pini sa më shumë ujë, lëngje, konsumoni fruta dhe perime me përmbajtje fibrash të lëngshme etj.

3.PAGJUMËSIA: Nëse para të 30-ave apo fillimit të 40-ave ishit një person aktiv në jetën e natës, tani s’duhet të jeni më aq shumë. Nëse nuk flini mjaftueshëm do e keni më të lehtë të sëmureni, organizmi nuk do të filtrojë ashtu si duhet toksinat, do t’ju humbasë përqëndrimi, do t’ju ulet imuniteti dhe do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës të nesërme.

4.MOS MËNJANONI VAKTET: Siç e përmendëm edhe më parë, me kalimin e moshës metabolizmi ngadalësohet. Kështu nëse menjanoni një vakt, jo do të merrni edhe më shumë kalori vaktin tjetër. Hani vakte të vogla dhe të shpeshta, në mënyrë që të mbani një peshë të qëndrueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.