Nis nata e dytë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”! Ja si u veshën dy prezantueset

Showbiz

Pasi mbyllën me sukses natën e parë, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa janë ngjitur mbrëmjen e sotme në skenën e “Kënga Magjike” për të vijuar me natën e dytë gjysmëfinale të festivalit. Dy moderatoret duket se edhe këtë herë nuk kishin gabuar me paraqitjen e tyre dhe shkëlqenin krahas Arditit.

Balerina Klaudia Pepa, e cila po na surprizon me prezantimin pa asnjë gabim, u shfaq mbrëmjen e sotme shumë elegante, e veshur me një fustan ngjyrë gold, plot xixa dhe gurë të shndërritshëm, ndërsa flokët i kishte kapur bisht.

Sakaq, Bora Zemani tërhiqte të gjithë vëmendjen e veshur me një fustan të kuq, shumë elegante, ku binin në pah krahët e saj. Moderatorja kishte zgjedhur një make up shumë të thjeshtë, ndërsa flokët i mbante të lëshuara.

ME TE LEXUARAT