Kapet mat, si Rama po paguan shqiptarët të përçajnë protestën masive të studentëve (FOTO)

Aktualitet

Qeveria Rama është akuzuar shumë shpesh për propagandë. Ditën e sotme përballë Ministrisë së Arsimit po zhvillohet prej 7 ditësh protesta e studentëve.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë një fjalë të gjatë në Facebook në lidhje me protestën ku deklaroi se të gjitha kërkesat e studentëve do të shqyrtohen duke u  bërë thirrje për dialog.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo thirrje e dëshpëruar bëhet një ditë para protestës së madhë që pritet të organizohet nesër. Ndërkohë që u ka vjedhur vëmendjen nga protesta pasi media është fokuar tek fjala e Ramës, “nënpunësit” e tij me tekst copy paste mbështesin kryeministrin.

Sic mund ta shihni në foto, dy komentues të ndryshëm kanë postuar të njëjtin koment, me pikë e presje në mbështetje të kryeministrit Rama. /Lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT