“Jam në pritje të ëmbël”, Enca "pranon" lajmin e shtatzënisë

Showbiz

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia publikoi ditën e sotme një imazh në “Instagram”, ku shfaqte emoji-n e një femre shtatzënë!

Të gjithë ngritën dyshimet se këngëtarja e hitit “Kujt Po i Han” është në pritje të ëmbël dhe zgjodhi këtë mënyë për t’ia treguar fansave të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por a është Enca në të vërtetë shtatzënë?!

Këngëtarja zgjodhi që të pranojë lajmin e bukur me fansat duke konfirmuar se ishte në pritje të ëmbël. Por pa humbur shumë kohë, ajo tregoi se nuk ishte as vajzë e as djalë, por është në pritje të një balade!

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura. Jam në një pritje të ëmbël, por nuk është as vajzë e as djalë. Këtë pritje të ëmbël do e bëjmë bashkë sepse është një baladë, që mezi pres ta ndaj me ju. Në fillim të 2019-ës, do e nisim mbarë bashkë! Atë që po pres e kam në studio, jo në stomak” – shpjegoi Enca Haxhia.

Mezi presim ta dëgjojmë se ç’po gatuan Enca, në studio!

ME TE LEXUARAT