IKMT shemb objektin në Bllok, në kundërshtim me ligjin

Kliko per me shume info

Ndonëse në kundërshtim me ligjin, një objekt në zonën e Bllokut është shembur. Poseduesit e kësaj prone shprehen se kërkuan që prishja nga përmbarimi të ndalej, duke qenë se nuk ka një vendim të formës së prerë të dhënë nga Gjykata. Mes tjerash, ata theksojnë se prishja e objektit po bëhet me dhunë.

Gazetari Klajdi Bodlli në një lidhje direkte për ‘News24’ deklaroi se personat që kanë këtë objekt kanë denoncuar Përmbarimin.

Kliko per me shume info

“Një çështje konflikti pronësie në zonën e ish-Bllokut vazhdon edhe mbrëmjen e sotme. Pronarët që pretendojnë se kanë marrë tokën, kanë vijuar me prishjen e objektit që ndodhet në këtë zonë. I gjithë objekti është hedhur në tokë. Aktualisht këtu janë përfaqësues të policisë së Bashkisë. Prishja është e paligjshme, sepse ka vendim për truallin dhe jo prishjen e objektit. Përmbaruesit, policia dhe bashkia e Tiranës, kanë disa kohë që po tentojnë të prishin objektin.

Çështja ka dy padi masë sigurimi ku Gjykata ka vendosur të lirohet trualli dhe të prishet në themel. Por nuk kemi një vendim të Gjykatës së Tiranës për prishjen në themel. Personat që e kanë marrë me qira, shprehen se Gjykata nuk ka mundësi të bëjë vlerësimin e investimeve të bëra në këtë truall pas prishjes së objektit”, tha Bodlli për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’.

Po ashtu ‘BalkanWeb’ ka siguruar edhe vendimin edhënë nga gjyqtarja Dhurata Balla, e cila ka nxjerr urdhrin për lirimin etruallit, pa nisur procesi gjyqësor.https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2018/12/objekti-ne-bllok-shembet-vendimi.jpg


https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2018/12/objekti-ne-bllok-shembet-vendimi-2.jpg

https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2018/12/objekti-ne-bllok-shembet-vendimi-1.jpg


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.