Historia e trishtë e 15-vjeçarit nga Shkodra që dergjej në shtrat, niset për kurim në Itali (FOTO)

Kliko per me shume info

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” siguruan paratë për rehabilitimin e Musait në një spital të specializuar për gjendjen e tij në Xhenova të Italisë.

Por çfarë i ndodhi Musait atë ditë gushti teksa po hahej në lumë më 19 gusht?

Kliko per me shume info

I riu që e gjeti në atë gjendje Musain quhet Haxhi Vukaj.

“Unë e gjeta Musain, dy shokët e tij po laheshin në lumin e quajtur “Zalli i Bardhë” por nga tre veta vetëm dy dolën jashtë lumit. Musain nuk e pamë të dilte. Na bëri habi dhe pyeta shokët e tij, ku është djali tjetër që ishte me ju? Më thanë, do jetë duke mbajtur frymën nën ujë. Aty dyshova, por ai është shoku juaj, nuk po del nga uji. I thashë vëllait të hynte dhe të kontrollonte për të. E dalloi trupin vetëm nga bardhësia e trupit. Ai ishte në gjendje pasive. Nuk lëvizte, e kapa e nxora në breg. Aty bërtita se është mbytur. Kërkova ndihmë. I bëmë pompa në gjoks, vëllai thirri ambulancën. Nxori një sasi uji. I dhamë frymë. Ishte moment tronditës. Kisha shpresë kur reagoi për herë të parë.” thotë i riu. E ëma e Haxhiut tregon se djali që i dha ndihmën e parë Musait nuk e ka pasur të lehtë ta kalojë atë moment pasi fytyra e Musait i shfaqet herë pas here “ djali ka kaluar stres, pas asaj ngjarje. Edhe natën i shfaqet fytyra e Musait, në momentin që e kam shpëtuar fytyra e tij ishte e buzëqeshur”-thotë gruaja.

Haxhiu :“ Unë i uroj Musait shërim sa më të shpejtë, nëna e tij mos të mërzitet”. Ndërkohë po bëhën përgatitjet për të nisur Musain në Itali.

Elvisi dhe Sidriti shkuan në spitalin e Shkodrës ku takuan nënën e Musait. “Ne e kemi ëndërr që ta shikoj Musain duke të përqafuar. Ti e ke dritën e syve, vetëm atë ke. Shpresa është e madhe. Spitali është i specializuar për raste të tilla. Presim lajme të mira” i thotë Elvisi nënës së Musait.

Në këtë kohë një staf i specializuar futet në sallën e renimacionit për të marrë djalin. Musai kupton se nga ky moment gjithçka do të ndryshojë. Ai është mëse i vetëdijshëm për dashurinë dhe kujdesin që po tregohet ndaj tij. Lotë i rrjedhin nëpër faqe nga emocionet. I afrohet djalit i thotë duke treguar me gisht lartë, qiellin “Zoti para, rri i qetë Musa, do bëhesh më mirë”. Janë fjalët e shpresës që Elvisi duke buzëqeshur ia thotë për ta qetësuar teksa e ëma i fshin lotët. Ambulanca u ndal në pikën doganorë të Murriqanit. Këtu Elvisi ndahet nga Musai.

“Shqiptarët e bënë pjesën e parë. U mblodh shuma që Musai të rehabilitohet në një nga spitalet më të mirë për fëmijët. Ne do lutemi për Musanë. Nga ty presim vetëm lajme të mira, duam që të komunikosh me djalin tënd, ai është drita e syve të tu. Zoti para, ne mbrapa” thotë Elvisi.

Historia e djalit 15 vjeçar Musa Baculi ka prekur mijëra shqiptarë që e panë të dergjur në shtratin e spitalit të Shkodrës në gjendje vegjetative. Emisioni i shqiptarëve, i cili javën e kaluar u zhvendos në Hamburg të Gjermanisë bëri vërtetë mrekullinë për adoleshentin.

Elvis Naçin dha një lajm shumë të mirë për Musain. Ai tha në studio se shqiptarët u bënë bashkë dhe i mblodhën shumë shpejt paratë e nevojshme. Brenda pak ditëve u shpreh Elvisi Musai dhe nëna e tij do të shkojnë në Xhenova të Italisë, pasi shuma e parave për rehabilitimin e tij të plotë është mbledhur falë zemrës së madhe të shqiptarëve. Një lajm i mrekullueshëm që vjen nga Hamburgu i Gjermanisë për Musain. Historia e Musait pushtoi rrjetet sociale për javë të tëra dhe pati impakt të jashtëzakonshëm dhe lumë komentesh me mesazhe mbështetëse online. Më herët Sidrit Bejleri shkoi për t’i dhënë mbështetje Musait dhe nënës së tij që i rri ditë e natë tek koka e krevatit në spitalin e Shkodrës. Musai nuk është në gjendje të flasi apo të lëvizë. E ka të vështirë të reagojë, por kur Sidriti i foli duke i thënë se duhet të jetë i fortë se shqiptarët po e ndihmojnë bashkë me Elvis Naçin, në atë çast, Musai reagoi duke u përlotur. Por nuk foli dot.

Mjekët reanimator tregojnë se Musai është shtruar në gjendje shumë të rëndë për jetën në fund të datën 19 gusht 2018, pasi kishte rrezikuar seriozisht jetën në lum. Djali kaloi një situatë të vështirë, nga ndihma që i është bërë në vendin e ngjarjes, i është dhënë ndihma e parë dhe e ka kaluar rrezikun nga mbytja.

Ai kaloi pneumoninë respirative pasi kishte pirë shumë ujë, më pas ai kaloi një patologji shumë të rëndë. Sot Musai ka dalë nga problemet me pneumoninë, apo nga problemet infektoze, tashmë ai është në një gjendje vegjetative. E parashikojmë që do jetë një situatë e gjatë.

Në këtë moment ai ka nevojë që ti behën terapi më të specializuara intensive, jashtë reanimacionit për rehabilitimin e tij. Ka nevojë për terapi fizik, logopedik, emocional./Bë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.