Haradinaj i vendosur: Asnjë kompromis! Taksa e fortë ndaj Serbisë do të vazhdojë

Kliko per me shume info

Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me BE-në edhe pasi Frederica Mogherini ka ofruar që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zevëndësohet me Kosovo*.

Një përgjigje me shkrim Mogherinit pritet t’i dërgohet gjatë ditës së hënë, përmbajtja e së cilës qartëson se Ramush Haradinaj nuk do të ketë asnjë qëndrim ndryshe nga ata që tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kliko per me shume info

Pas raportimit të mediave se Mogherini bashkë më Komisioneren për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn iu drejtuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë “Express” ka kontaktuar me shefin e stafit të Haradinajt, Avni Arifin.

Arifi ka konfirmuar se qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeminsitri do t’i kthejë përgjigjje këtë të hënë.

“Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi.

Në bazë të kësaj deklarate nënkuptohet se Qeveria do t’i thotë jo ofertës së BE-së. Pra, sipas të gjitha gjasave Mogherini bashkë me komisionerët tjerë të BE-së do të marrë përgjigjje negative.

Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, Qeveria mori vendim për taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Humbjet që i shkaktohen Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, po i kushtojnë këtyre shteteve me miliarda euro të humbuara.

Përveç kësaj, Qeveria Haradinaj ka paralajmëruar edhe masa të tjera të reciprocitetit.

1 COMMENT

  1. JO,JO MOS E HIQNI TAKSEN KURRE PA JU NJOFT SI SHTET SERBIA ,CDO EURO QE JU I JEPNI SERBISE DO JETE PLUMB PER FEMIJET E JUAJ NESER ,MOS GABONI EU ESHTE ME SERBINE. SHTONI MASAT KUNDER TYRE QE TI DETYRONI TJU RESPEKTOJNR PERNDRYSHE DO KTHEHENI NE KOLONI SERBE TUNG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.