Hakmarrja/Barcelona i rrëmben një yll PSG

Sport

PSG i rrëmbeu Barcelonës yllin brazilian, Neymar dhe shumë polemika plasën asokohe duke e cilësuar edhe si tradhti. Ndërsa tani janë ndryshuar rolet, janë katalanasit që i rrëmbejnë një yll parisienëve, me shumë mundësi me parametra zero dhe jo 222 milionë euro.

Adrien Rabiot me shumë mundësi mund të largohet që në janar nga kryeqyteti francez dhe të rikthehet aty me Barcelonën për tu përballur me Lyon në Champions League. Sipas informacioneve të francezes L’Equipe, mesfushorin 23-vjeçar ka arritur marrëveshjen me Barça-n.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Javën e kaluar, gjatë intervistës së fundit të L’Equipe me drejtorin sportiv të PSG Antero Henrique, Adrien Rabiot konfirmoi qëllimin e tij për të mos rinovuar me PSG.

“Lojtari më ka informuar se nuk do të firmosë një kontratë të re dhe se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, kur t’i përfundojë kontrata,” shprehet ditën e hënë drejtori nëpërmjet Yahoo Sport.

Ai ka muaj që ndiqet nga gjigantët spanjollë dhe besohet se e ardhmja e tij do të jetë në Camp Nou. Nuk dihet nëse do të largohet që në janar, pasi klubi spanjoll duhet të paguajë një shumë jo të vogël për të, por në verë do të transferohet me parametra zero.

ME TE LEXUARAT