Habit ministrja Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë!

Kliko per me shume info

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla mbrëmjen e sotme ndodhet në studion e emisionit “Open” në Top Channel ku përveç të tjerash bëri një deklaratë që ndoshta nuk pritej.
“Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të degjohen”, u shpreh ministrja.

“Që të jem e drejtpërdrejtë si dhe e sinqertë. Ka qenë një shqetësim në aspektin personal. Nga ana tjetër është një moment shumë i mirë në kuptimin e plotë të fjalës që arritëm në një moment që studentët të reflektojnë nëpërmjet një komunikimi serioz dhe është një moment i ri për të modernizuar institucionet e Arsimit të Lartë. Zëri i studentëve duhet të dëgjohet. Kam dëgjuar kërkesat e tyre që kanë evoluar. Ditën e parë kishin dy dhe ditën e dytë u bënë katër. Habit ministrja Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë!Habit ministrja Nikolla: Studentët kanë gjithmonë të drejtë!

Unë kam kërkuar të takohem me ta edhe në zyrën time ose në auditore. Gjenerata më e vyer që ky vend ka nuk meriton të bënim një komunikim në rrugë dhe nuk u pa e arsyeshme. Ata kërkuan që të dilja në shesh që të komunikonim. Sot pasi reaguam për shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së. Kanë të drejtë studentët, kanë gjithmonë të drejtë dhe meritojnë që të degjohen.”, u shpreh ministrja Nikolla.
Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.